Prishtinës i largohet futbollisti kryesor

Prishtinës i largohet futbollisti kryesor

Leotrim Bekteshi nuk do të jetë më pjesë e Prishtinës, pasi ka marrë një rrugë krejtësisht tjetër.

Mësohet se Bekteshi ka ndarë rrugët me bardhekaltërit, pasi i është bashkuar familjes së tij në Norvegji.

Mbrojtësi ka qenë pjesë e Prishtinës që nga viti 2018 madje ai ka pasur një kontratë deri në vitin 2024, por që kjo tani ka marrë fund me marrëveshje të dyanashme.

29 vjeçari përveç Prishtinës me parë ka luajtur edhe për Gjilanin, Besën e Trepçën ’89.

Related Articles