Mitrovica feston Kupën e Kosovës që e fitoi Trepça (VIDEO)

Mitrovica feston Kupën e Kosovës që e fitoi Trepça (VIDEO)

Mijëra qytetarë kanë dalë në qytetin e Mitrovicës për të pritur skuadrën e basketbollit Trepça pas triumfit në garën për Kupën e Kosovës në basketboll.

Në finalen e fortë, Trepça e mposhti Prishtinën. Trepça për herë të dytë rresht ka fituar Kupën, ndërsa për herë të gjashtë gjithsej.

Trepça po ka përkrahje shumë të madhe nga i gjithë qyteti i Mitrovicës në vitet e fundit. Pritja e së dielës mbrëma vetëm e konfirmon këtë.

VIDEO

Related Articles