Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime e ngacmime nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë pakënaqësitë e tyre kalojnë në kërcënime, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.
Për muaj të tërë një zyrtar policor në Mitrovicë është ngacmuar nga një person, i cili e shqetëson atë në forma të ndryshme.
Sinjali mëson se i dyshuari ishte shoqëruar në stacion për shkak të dyshimeve se kishte kryer veprën penale ‘Dhunë në familje’ dhe aty kishte filluar që të ngacmojë me fjalë zyrtarin policor duke e fyer me fjalë se çfarë shteti është ky dhe kush e udhëheq Policinë. I njëjti kishte vazhduar ta fyejë duke i thënë se s’është kurrfarë polici.
I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe i njëjti është shoqëruar në stacion për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Ngacmim’.