Mitrovicë: Djali rrah nënën, arrestohet në gjendje të dehur

Mitrovicë: Djali rrah nënën, arrestohet në gjendje të dehur

Një rast i dhunës në familje është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Mitrovicë, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga djali i saj.

Ngjarja ka ndodhur më 21 mars rreth orës 22:30 në rrugën “Adem Voca”, ku Policia ka ndërhyrë pas një informate për mosmarrëveshje në një familje.

Sipas deklarimit të viktimës Xh. J. (61-vjeçare), ajo është sulmuar fizikisht nga djali i saj, R. J. (29-vjeçar).

Njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarin dhe e kanë shoqëruar në stacion për intervistim, ndërsa është konstatuar se ai ishte nën ndikim të alkoolit me 0.83 promil.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë hetimore dhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Dhunë në familje” dhe ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

Hetimet janë në zhvillim.

Related Articles