Të martën në Mitrovicën e Veriut një grua ka raportuar se po shqetësohet vazhdimisht nga ish i dashuri i saj.
“Ankuesja kosovare, ka njoftuar se vazhdimisht është duke u shqetësuar përmes telefonit nga ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Me kërkesë të ankueses është lëshuar urdhër mbrojtës për çka është njoftuar edhe i dyshuari. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”.