Mitrovicë: Gruaja denoncon burrin për dhunë në familje, vetë kërkon ndihmë në spital

Mitrovicë: Gruaja denoncon burrin për dhunë në familje, vetë kërkon ndihmë në spital

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen përditë në vendin tonë.

Zakonisht janë gratë ato të cilat kërkojnë mbrojtje institucionale për shkak të dhunës që përjetojnë kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Për shkak të telasheve, një çift nga fshati Broboniq i Mitrovicës kanë përfunduar dje në stacion policor.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se burri dyshohet që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.

28-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, teksa ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore në spital.

Njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që 41-vjeçari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Related Articles