Mitrovicë: Mashtrohen nga tre burra, ua marrin 10 mijë euro

Mitrovicë: Mashtrohen nga tre burra, ua marrin 10 mijë euro

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast në Mitrovicë, ku tre burra janë mashtruar nga tre të tjerë duke ua marrë 10 mijë euro gjatë periudhës prill-maj të vitit të kaluar.

Të dyshuarit ua morën paratë viktimave me premtimin për shpërndarje të banesave dhe punësim.

“Tri viktimat meshkuj kosovarë kanë njoftuar se janë mashtruar nga tre të dyshuar meshkuj duke ju marr para të gatshme 10.000 euro me premtimin për shpërndarje të banesave dhe punësim. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Gazeta Enigma.

Related Articles