Ansu Fati u përfshi për herë të parë në skuadrën e plotë të Barcelonës pas mungesës 10 mujore, si pasojë e një lëndimi serioz të gjurit.
18-vjeçari e kishte lënduar meniskun e gjurit të majtë në nëntor të vitit 2020 në ndeshjen kundër Real Betisit.
Ai u desh t’iu nënshtrohej disa ndërhyrjeve kirurgjike për ta korrigjuar problemin, ndërsa në fillim të këtij muaji kishte nisur stërvitjet e plota dhe trajneri Ronald Koeman e përfshiu në skuadrën e plotë për ndeshen e të dielës kundër Levantes.
Fati është lojtari që e ka trashëguar fanellën me numrin ‘e rëndë’ 10, të cilën për më shumë se dy dekada e ka bartur superylli i futbollit, Lionel Messi.
Blaugranët ishin në epërsi prej 2-0, pasi kishin shënuar Memphis Depay dhe Luuk de Jong në pjesën e parë.
Look at how much it means to Ansu Fati ????pic.twitter.com/f6y6BTeU1D— Goal (@goal) September 26, 2021
Në minutën e 81-të të takimit, trajneri vendosi ta inkuadronte në lojë talentin spanjoll dhe e gjithë mbështetja ishte për të.
Ndërkaq, sulmuesi u kujdes ta shpaguante këtë mbështetje duke arritur që ta gjente golin pas dhjetë minutash lojë në ndeshjet që shënonte rikthimin e tij në fushë.
Dhe i gjithë falënderimi shkoi për mjekun që ishte kujdesur për ta shëruar dhe për ta rikthyer në fushë futbollistin, nga i cili pritet shumë në vitet në vijim.