Mjekët në QKUK për herë të parë realizojnë operacionin e ndërlikuar të bypass-it vaskular

Mjekët në QKUK për herë të parë realizojnë operacionin e ndërlikuar të bypass-it vaskular

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, për herë të parë në Kosovë është kryer një operacion shumë i rrallë, Bypass aorto-bifemoral, me graft vaskular “Dacron”.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se në këtë rast aorta e barkut, e cila ishte e mbyllur në pjesën e poshtme të saj, ishte e shoqëruar jo zakonshëm me venën e barkut të dyfishtë, një anomali shumë e rrallë 0.05% të rasteve.

“Intervenimi ka zgjatur më shumë se 5 orë, te një pacient i moshës 48 vjeç. Pacienti përveç mbylljes të segmentit të poshtëm të enës kryesore të gjakut (aorta abdominalis), nga sëmundja aterosklerotike, për çka kishte kërkuar ndihmën mjekësore, kishte edhe një anomali, me çʾrast aorta e barkut ndodhej në mesin e venës kava inferor të dyfishtë, (doubly vena cava inferiror)”.

“Të vetëdijshëm se bëhej fjalë për një rrezik operativtë konsiderueshëm,ekipimjekësore nëpërbërje: Prof.Ass.Dr. Lulzim Vokrri, Dr.Hajriz Rudari, Dr. Ramë Gashani, Dr. Albion Haxhijaha dhe Antigona instrumentare si dhe Anestezioni; Dr. Flora Marashi – Anesteziolog dhe Reanimator, Mirja teknike vendosi që pacienti t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik, në kushte të anestezionit gjeneral”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera,  u shtua se për të arritur deri te aorta abdominale dhe vena “cava inferior” e dyfishtë, preparimi ishte shumë i vështirë, për shkak të pozitës jo normale të këtyre dy enëve të mëdha të gjakut dhe obezitetit të pacientit.

ShSKUK shton se pas punës disa orëshe, mjekët realizojnë urëzimin prej një pjese të shëndoshë të aortës së barkut, nën veshka, deri në dy arteriet kryesore të këmbëve. Për këtë qëllim u përdor grafti vaskular sintetik “Dacron” në formë “Y” me dimensione 18/9mm. 

Related Articles