Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, vdiq sot, pasi u qëllua me armë zjarri, gjatë një fjalimi në qytetin Nara.
Mjekët thanë se plumbi që vrau ish-udhëheqësin japonez ishte “i thellë sa të arrinte zemrën e tij”.
Sipas mjekëve që e trajtuan, Abe kishte gjakderdhje të madhe, gjë që nuk mund të ndalohej.
Ish-kryeministri po ashtu nuk kishte “asnjë shenjë jetike” pasi arriti në spital.
Abe kishte një plagë të madhe në murin e zemrës së tij, raporton CNN.
20 profesionistë mjekësorë u angazhuan për të trajtuar Aben. Në fillim, një ekip prej 10 profesionistësh po e trajtonin atë, por numri u dyfishua. Megjithatë, Abe nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra, dhe u deklarua i vdekur nga mjekët, në moshën 67 vjeçare.