Prindërit e Thaçit arrijnë në Hagë, do ta takojnë pas gati dy vjetësh (VIDEO)

Prindërit e Thaçit arrijnë në Hagë, do ta takojnë pas gati dy vjetësh (VIDEO)

Prindërit e ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi, kanë arritur në qendrën e paraburgimit në Hagë, shkruan Gazeta Enigma.



Haxhi dhe Hyra Thaçi do të takojnë djalin e tyre pas gati dy vitesh që po mbahet në paraburgim në Hagë.

Prindërit e ish-presidentit kanë udhëtuar me makinë deri në Tiranë dhe nga aty me aeroplan kanë udhëtuar për në Amsterdam.

Ish-presidenti Hashim Thaçi gjendet në Hagë që nga 5 nëntori i vitit 2020.

Ai dhe eprorët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke u mbajtur në paraburgim nën akuzat për krime lufte.

PËR TA PARË VIDEON KLIKONI KËTU.

Related Articles