Skuadra e Real Madridit shënoi një fitore të madhe në shtëpi ndaj Sevillas me rezultatin minimal 1:0.
Luka Modric ishte golashënuesi i vetëm i këtij takimi me një supergol nga distanca.
Pas ndeshjes, mesfushori kroat shkoi te lojtari kundërshtar, Sergio Ramos dhe shkëmbyen fanellat.
“Kjo është fanella e tij. Ai është vëllai im. Njerëzit na gjykojnë sipas moshës, por ai është i jashtëzakonshëm. U lumturova pasi e pashë. Unë fola me të dje, ai ishte shumë i emocionuar. Është një legjend”, u shpreh pas ndeshjes Modric
Kujtojmë që Sergio Ramos ka kaluar momentet më të mira të karrierës me Real Madridin, duke fituar tituj të shumtë.