Një ekip nga Rusia ka ofruar 1.7 milionë euro për shërbimet e Drilon Hazrollajt

Një ekip nga Rusia ka ofruar 1.7 milionë euro për shërbimet e Drilon Hazrollajt

Drilon Hazrollaj është njëri nga futbollistët më të talentuar i cili luan në Superligën e Kosovës me skuadrën e Malishevës.

Hazrollaj luan si sulmues i krahut të djathtë dhe është duke shkëlqyer këtë sezon me ekipin e tij, raporton Gazeta Enigma

Sot ne media po raportohet se në drejtim të futbollistit ka ardhur një ofertë nga Rusia. 1.7 milionë euro thuhet se janë ofruar në drejtim të futbollistit.

“Unë e kam parë me sytë e mi një ofertë nga ekipi rus i cili ka ofruar 1.7 milionë euro në drejtim të Drilon Hazrollajt”, tha moderatori dhe gazetari i emisionit ‘Kanal10’, Lorik Gashi.

Futbollisti 20-vjeçar në 20 ndeshje të zhvilluar këtë sezon ka shënuar 9 gola dhe 8 asistime.

/Gazeta Enigma/

Related Articles