Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, së fundmi ka publikaur një video në rrjetin social Facebook, ku është shprehur se sipas tij, kjo qeveri ka ardhur në pushtet duke premtuar që do ta luftojë nepotizmin, por që në fakt, sipas Molliqajt, po lufton familjarët e heronjve të Kosovës, shkruan GazetaEnigma.
“Ka disa ditë që një çështje me ka shqetësuar. Bëhet fjalë për largimin nga puna të zonjës Kimete Kodra, bashkëshortes së heroit Ilaz Kodra. Kjo qeveria erdhi me premtimin që do të luftojë nepotizmin, por po zgjedh të luftojë familjarët e heronjve të Kosovës. Kjo është e papranueshme kur ia shton faktin që ministrat e kësaj qeverie i kanë punësuar motrat e tyre”, tha Molliqaj./ GazetaEnigma
Video e plotë: