Molliqaj: Draftstatuti i Asociacionit nuk lëviz, Kurti u tha “po” ndërkombëtarëve

Molliqaj: Draftstatuti i Asociacionit nuk lëviz, Kurti u tha “po” ndërkombëtarëve

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se marrëveshja e dakorduar në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë është më e keqja “në histori të Kosovës”

Ai ka thënë se marrëveshja e arritur nga kryeministri Albin Kurti i ka tejkaluar të gjitha përfytyrimet, duke shtuar se strategjia e Kurtit “s’do ta shpëtojë Kosovën”.

Edhe Kurtin njerëzit mund t’i besojnë, por për mua, vlerësimi është objektiv. Ma ke sjell një marrëveshje që i ka tejkaluar secilën marrëveshje e përfytyrimet. Kosova s’ka pru marrëveshje më të keqe në histori të saj deri më tash. Strategjia e Kurtit është do të na shpëtojë duke rënë një meteor mbi Serbinë për të rënë Vuçiqi”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka shtuar se nuk është hera e parë që Kurti po lavdërohet pavarësisht deklarimeve të tij. Molliqaj përmendi edhe periudhën e presidentit Ibrahim Rugova.

“Njerëzit kur të duan e të besojnë të falin shumë gjëra. Ibrahim Rugova i ka thënë UÇK-së dorë e zgjatur e Serbisë. I ka mbajtur zgjedhjet pasi është vrarë familja Jashari dhe i ka fituar 98%. S’e ka përmend UÇK-në, e ka përmend të ndalen bombardimet… S’e ka njohur UÇK-në as pasluftës, por i ka fituar zgjedhjet”, ka shtuar ai.

Related Articles