Ambasadorja izraelite falënderon Kosovën, uron festat e fundvitit

Ambasadorja izraelite falënderon Kosovën, uron festat e fundvitit

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, me rastin e festave të fundvitit, ka falënderuar Kosovën për bashkëpunimin, mbështetjen dhe miqësinë.

Ziv, përmes një mesazhi në platformën “X”, thotë se pret me padurim thellimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe Kosovës dhe mes qytetarëve të të dyja vendeve’

“Me rastin e festave të fundvitit, dua të falënderoj edhe një herë të gjithë miqtë e mi në Kosovë, në të gjitha institucionet shtetërore, në qeveri, opozitë, medie, shoqëri civile, si dhe qytetarët e Kosovës, për bashkëpunimin, mbështetjen dhe miqësinë. Ju uroj të gjithëve shëndet, begati dhe suksese të vazhdueshme në vitin e ri. Pres me padurim thellimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe Kosovës dhe mes qytetarëve tanë. L’chaim! Gëzuar! Živeli!”, ka shkruar ambasadorja Ziv. 

Related Articles