Molliqaj i lumtur me “rënien” e LVV-së: Kjo është fitore për Kosovën

Molliqaj i lumtur me “rënien” e LVV-së: Kjo është fitore për Kosovën


Ish pjesëtari i LVV-së, Dardan Molliqaj i është gëzuar rezultateve të sondazheve, raporton Gazeta Enigma.

Ai e ka cilësuar rënien e LVV-së në 40%, si “fitore për Kosovën”.

“Kjo është një fitore për Kosovën! Opozita nuk duhet, me asnjë kusht, të bëjë koalicion me VETËVENDOSJE. 40% nuk është megjithatë dështim, është një paralajmërim se propaganda ende mban peshë përballë zbrazëtisë ideologjike. Ne e kundërshtojmë VV-në sepse ajo e sheh shtetin si pronë dhe qytetarin si mjet. Demokracia nuk rrezikohet vetëm nga ata që sundojnë, por edhe nga ata që nuk kanë asgjë për t’i kundërvënë. Urime të gjithëve”, theksoi ai. / Gazeta Enigma.

Related Articles