Molliqaj: Kurti i përmend oligarkët sa herë do ta ndalojë ndonjë televizion

Molliqaj: Kurti i përmend oligarkët sa herë do ta ndalojë ndonjë televizion

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka komentuar vendimin e VV-së për t’i bojkotuar debatet zgjedhore në T7, Klan Kosova e RTV Dukagjini.

Molliqaj ia ka kujtuar Kurtit se pronarët e këtyre televizioneve janë të njëjtë edhe tash, sikurse gjatë Kohës kur VV ishte në opozitë.

”Albini s’delVV siç duket paska marrë vendimin e pritur. Vendim që e konfirmon karakterin totalitar të kësaj partie. Kryeministri dhe partia nuk dalin në emisione debatuese. Arsyeja: mediat qenkan të oligarkëve. Kjo parti dhe ky kryeministër merren me politikë nga viti 2005. Që nga daljet e para në publik, deri tek koha kur erdhi në krye të qeverisë vetë Albin Kurti ka banuar e ka vegjetuar në të njëjtat media që tash po i bojkoton. Që në fakt po iu ikë.Edhe pronarët e mediave të njëjtët janë. E vetmja gjë që ka ndryshuar është pushteti i kryeministrit. Pushtet që kurrsesi nuk po i mjafton. Jo që po i kolonizon institucione, borde e ndërmarrje publike, tash po don heshtje dhe disiplinim në sferën publike”, ka shkruar Molliqaj.

Tutje ai ka shtuar se është interesante se si Kurti i përmend oligarkët vetëm sa herë do ta ndalojë ndonjë televizion.

”Interesant, Kurti i përmend oligarkët sa herë do ta ndalojë ndonjë televizion. Por nuk i përmend ata për çfarë duhet përmendur: të tillët paguajnë tatim në fitim vetëm 10%, sa një biznes me 3 punëtorë, njëjtë sikur në kohën e qeverisjeve neoliberale. Të njëjtët nuk paguajnë fare taksë në dividendë, prapë njëjtë sikur në qeverisjet neoliberale. Sa herë që Kurti bërtet oligarkët, çfarë ka në mendje nuk është barazia, por autokracia. Sepse dhimbjen e ka te kritika që nuk e duron dot”, ka shkruar Molliqaj.

Related Articles