Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka komentuar refuzimin e Kurtit për takimin e 11 majit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të cilën shtyrje e sheh si konsum të përkohshëm politik, përderisa tha se më e papranueshme është takimi me përfaqësuesit serb, por jo darka.
“Nuk ka refuzim sepse ka darkë e që është edhe më keq se takimi, për mu është e pranueshme që kryeministri të ketë dialog të takojë përfaqësues të shtetit serb, por është hala më e papranueshme që të kemi darkën, pra problemet mund ti diskutojmë por darkat janë të papranueshme dhe kjo po duket më shumë sesa përfaqësim të interesave të Kosovës, ç’tensionim i mundshëm i relacionit mes Kurti dhe Vuqiçit, e para ka darkë ka takim e dyta ajo shtyrje ishte më shumë e gjestit simbolik sepse siç e dini në fillim të qershorit dialogu po vazhdon kështu që këto janë tentime sa për konsum të përkohshëm politik”.
Dardan Molliqaj dikur bashkëpartiak i Kurtit thotë se i shkon për fytyre ndryshimi i bindjeve ideologjike të tij, që siç thotë ai ka shpërpushje më ato se çfarë kryeministri Kurti kishte deklaruar në fushatë, ndër to edhe tema e dialogut që në atë kohë për Kurtin ishte prioritet i katërt e sipas Molliqaj të gjitha këto kanë qenë mashtrime të fushatës.