Molliqaj: Kurti nuk refuzoi takimin, e shtyu atë për arsye populiste

Molliqaj: Kurti nuk refuzoi takimin, e shtyu atë për arsye populiste

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pasi Kryeministri, Albin Kurti, ka refuzuar të takohet në bisdime për dialogun më 11 maj, në Bruksel.

Sipas, Molliqajt, Kurti e ka shtyrë takimin me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për arsye populiste.

“Kurti nuk e refuzoi takimin me Vuçiqin, por e shtyu atë për arsye populiste. Ai nuk dha asnjë arsye politike e parimore pse nuk merr pjesë në këtë takim. Natyra e arsyetimit ishte protokolare. Kurti tashmë ka zbritur tek simbolikat si zëvendësim për përmbajtjen. Ai dëshiron të duket, por jo edhe të jetë, ai që ishte”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Ai dëshiron të DUKET, por jo edhe të JETË, ai që ishte.Kurti nuk e refuzoi takimin me Vuçiqin, por e shtyu atë për…Posted by Dardan Molliqaj on Wednesday, April 28, 2021

/Gazeta Enigma/

Related Articles