Molliqaj: Në prani të Rexhep Selimit i thashë Albin Kurtit mos apliko sepse s’je veteran

Molliqaj: Në prani të Rexhep Selimit i thashë Albin Kurtit mos apliko sepse s’je veteran

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se kryeministri Albin Kurti është veteranë i rrejshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Molliqaj,  në T7 ka folur për një bisedë të tij me Kurtin për këtë çështje.

“Kemi qenë unë, Albin Kurti dhe Rexhep Selimi”, tha Molliqaj.

“I kam thënë mos apliko sepse nuk je veteran i vërtetë”, tha kryetari i PSD-së.

Molliqaj tha se Qeveria e udhëhequr prej Kurtit është “anti-UÇK”.

“Nuk po them që është me Serbinë, por është duke e sulmuar veteranin e vërtetë”, tha kryetari i PSD-së.

Related Articles