Molliqaj për Kurtin: U dorëzua, pranoi marrëveshjen me Asociacionin në qendër

Molliqaj për Kurtin: U dorëzua, pranoi marrëveshjen me Asociacionin në qendër

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë pas takimit të sotëm trepalësh midis kryeministrit Albin Kurti, presidentit serb Aleksandër Vuçiq, dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, që Kurti është dorëzuar.

“Albin Kurti u dorëzua. E pranoi marrëveshjen. Borell e konfirmoi këtë zyrtarisht e publikisht”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e tij në Facebook.

“Ambasadori i Kosovës lëshoi FAKE NEWS përmes mediumit ku ka punuar, në funksion të propagandës së pushtetit”.

Molliqaj tha se Kosova tash edhe zyrtarisht është e obliguar ligjërisht që ta pranojë një marrëveshje të dëmshme me Asociacionin në qendër.

“E Kosova zyrtarisht mori obligim ligjor, sonte, me dakordimin e Albin Kurtit, që të pranojë një marrëveshje të dëmshme që Asociacionin e ka në qendër”.

“Ditët në vijim vazhdojnë negociatat për datat e zbatimit të Asociacionit dhe marrëveshjeve të tjera. Por ditëve në vijim do të vazhdojë rezistenca qytetare kundër kësaj marrëveshjeje”.

“Dorëzimi i Albin Kurtit nuk do të jetë edhe dorëzim i Kosovës!”

Related Articles