Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka theksuar se plani frankogjerman ka ardhur si pasojë e dialogut jotransparent, që është duke e zhvilluar kryeministri Albin Kurti.
Në Rubikon ai ka theksuar se derisa dy shtete që e kanë njohur Kosovën e propozojnë një plan, në të cilin nuk përfshihet njohja e Kosovës nga Serbia, vjen si pasojë e formës që Kurti është duke e përdorur në dialog.
“Përgjegjësia e Qeverisë së Kosovës është këtu që nuk ka provuar të na gjejë zgjidhje të përhershme, por unë nuk garantoj që kjo do të kishte ndodhur, por unë e mbaj përgjegjës”.
“Plani franko-gjerman pa njohje, dy shtete që e njohin Kosovën propozojnë diçka mos me të njoftë, është produkt i dialogut jo publik, jodemokratik të Albin Kurtit”, ka thënë Molliqaj.