Molliqaj: Procesi i vizave është lidhur me dialogun, kjo është padrejtësi dhe e paprecedent

Molliqaj: Procesi i vizave është lidhur me dialogun, kjo është padrejtësi dhe e paprecedent
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar për vendimin e Këshillit të Ministrave që i dha Dritën e Gjelbër heqjes së vizave për Kosovën, raporton Gazeta Enigma.

Ai këtë vendim e ka quajtur lajm shumë të mirë për Repblikën e Kosovës.

Molliqaj në një postim në Facebook thotë se fakti pse është vonuar heqja e vizave, është se ky proces është ndërlidhur me dialogun me Serbinë.

Postimi i plotë i Molliqajt në Facebook:

Vendimi i Këshillit të Ministrave të BE-së për liberalizimin e vizave është lajm i mirë për Republikën e Kosovës.

Për një kohë shumë të gjatë Kosova është trajtuar padrejtësisht me regjimin e vizave. Ne kemi mbetur i vetmi vend në Evropë qytetarët e të cilit nuk mund të lëviznin lirshëm në zonën Schengen. Kjo e ka një arsye: ndërlidhja e liberalizimit me politikën në Kosovë, veçanërisht dialogun me Serbinë. Kjo padrejtësi ishte e paprecedent e si rrjedhojë ka vonuar vendimet që do të duhej të mirreshin kohë më parë.

Si do që të jetë, vendimin e Këshillit të Ministrave sot mirëpresim me shpresën që edhe proceset e procedurat e tjera të nevojshme të përfundojnë me shpejtësi. 

Related Articles