Partia Socialdemokrate ende nuk e ka të qartë se a do të marr pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë të këtij viti.
Nga kjo parti thonë se janë në bisedime, dhe do të dalim me një qëndrim në qershor.
I pari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se janë duke e menduar se a do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, derisa nuk e përjashton mundësinë e pjesëmarrjes në zgjedhjet nacionale pas katër vitesh.
“Jemi në diskutim të brendshëm dhe janë duke biseduar tri linja kryesore të bisedimit dhe njëra është që të kemi pjesëmarrje në të gjitha komunat, njëra është që të kemi pjesëmarrje në komunat ku kemi qeverisë dhe tjetra është që mos të kemi pjesëmarrje dhe të jetë beteja e parë e Partisë Socialdemokrate në këtë format të jetë beteja e parë elektorale në nivel nacional për shkak se diskursi jonë dhe çështja jonë është më e madhe, por ende nuk ka vendim dhe po presim që gjatë muajit qershor të kemi vendimin përfundimtarë”, ka deklaruar Molliqaj.