Ndeshja mes Austria Vjenës dhe Wolfsberger mund të kishte përfunduar shumë keq.
Momente tmerri në fushë, pasi futbollisti Georg Teigl u rrëzua në tokë pas një përplasjeje me kundërshtarin Nikolas Veratschnig.
Në minutën e 88-të mesfushori i Austrisë së Vjenës humbi ndjenjat në fushë dhe vetëm ndërhyrja e Luka Lochoshvilit shmangi më të keqen.
Në imazhet e tmerrshme shohim mbrojtësin e Wolfsbergerit duke nxituar drejt Teigl dhe duke nxjerrë gjuhën nga fyti. Një zgjuarsi që mund t’i ketë shpëtuar jetën. “Kur Georg mbeti në tokë, iu afrova dhe pashë që sytë e tij ishin të kthyer mbrapsht” tha lojtari.
“I hapa gojën dhe besoj se i doli gjuha në kohën e duhur. Më e rëndësishmja është që ai është mirë.”
Ndeshja përfundoi 1:0 me golin e Alexander Grunwald.