Momenti emocionues kur familja nxirret e gjallë nga rrënojat në Siri

Momenti emocionues kur familja nxirret e gjallë nga rrënojat në Siri

Turma ka shpërthyer në brohoritje ndërsa një familje me dy të rritur dhe katër fëmijë u nxorrën nga rrënojat në Idlib të Sirisë.

Këtë familje arriti ta nxjerrë nga rrënojat grupi i shpëtimit të Helmetave të Bardha, i cili vepron në zonat e kontrolluara nga rebelët.

Më shumë se 8 mijë e 700 njerëz janë vrarë në Turqi dhe Siri pas tërmetit të së hënës.

Numri i të vdekurve në Turqi është rritu në 6 mijë e 234, sipas agjencisë së fatkeqësive të vendit, shkruan BBC.

Ndërsa, në Siri është e vështirë të verifikohet numri i saktë, por mediat shtetërore raportojnë se rreth 2 mijë e 500 njerëz kanë mbetur të vdekur deri më tani.

Related Articles