Agjencia Kosovare e Privatizimit nën asistimin e Policisë së Kosovës kanë shkuar në zyrat e Ndërmarrjes “AgroKosova Holding”, me ç’rast kanë marrë nën administrim këtë ndërmarrje.
Gjatë kësaj periudhe është arrestuar kameramani i agjencisë së lajmeve, Ekonomia Online, Albion Selitaj, në kohën që ai po bënte detyrën e tij.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Asociacioni i gazetarëve të Kosovës.
“AGK-ja e dënon ashpër sjelljen joprofesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tij”, thuhet në reagim./Gazeta Enigma/