Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, sot gjatë mbajtjes së protestës përpara objektit të Qeverisë së Kosovës është përplasur me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, meqë Molliqaj kërkonte që ata të zmbrapseshin dhe t’iu drejtohej protestuesve nga shkallët e hyrjes së Qeverisë.
Një kërkesë e tillë e Molliqajt në fillim është refuzuar, gjë që ka çuar edhe në tensionim të situatës. Madje në një video të publikuar nga “Koha.net”, Molliqaj shihet se në ato moment e godet me shuplakë një prej policëve në fytyrë.
Megjithatë situata nuk ka eskaluar më tej, dhe policia ka pranuar kërkesën e Molliqajt dhe kanë lëshuar hapësirën e shkallëve, ku më pas Molliqaj ka mbajtur fjalimin e tij, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.