Gazetarët janë personat që po rrezikojnë mjaft shumë për të sjellur më të rejat nga veriu i vendit, pas situatës së tensionuar atje, tash e disa ditë.
Një nga ta është gazetarja e televizionit TëVë, Fetije Kamberi, e cila nuk iu trembet maskave, dhe shihet duke i drejtuar gishtin serbit që po i kërcënonte.
Foton e saj e ka publikuar drejtori i Televizionit Dukagjin Maliqi.
“Veç ndaluni dhe shihni në detaje këtë fotografi. Guximin e gazetares e cila armën e vetme kundër një grupi huliganësh e kriminelësh e ka mikrofonin, nuk e kanë një pjesë e madhe e burrave që po i fyejnë këta profesionistë” shkroi ai ndër të tjera.