Kurti do të takohet sot me Borrellin e Lajçakun

Kurti do të takohet sot me Borrellin e Lajçakun

Kryeministri i vendit, Albin Kurti do të takohet sot në Bratisllavë të Sllovakisë me emisarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak si dhe me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme, Joseph Borrell.

Këtë, të ditur e ka bërë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti po merr sot pjesë në ditën e fundit të Konferencës për Siguri Globale në Bratislavë. Ndër të tjerash, atje do të takojë Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Borrell dhe emisarin e BE-së, Lajcak si dhe do të jetë pjesë e disa paneleve të diskutimit”, ka thënë Kryeziu.

Related Articles