Moreno nesër i jep xhevap Ademit për postin e trajnerit të Kosovës

Moreno nesër i jep xhevap Ademit për postin e trajnerit të Kosovës

Robert Moreno është kandidati më i fortë për të marrë drejtimin e Kombëtares së Kosovës në futboll.

Sipas mediave spanjolle, Moreno ka premtuar se nesër do t’i japë përgjigje presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Një takim mes Morenos dhe Ademit është raportuar të jetë mbajtur para disa ditëve në Stamboll.

Thuhet se Morenos i është ofruar një kontratë prej 600 mijë eurove, me një synim, që ta kualifikojë Kosovën për herë të parë në Kampionatin Botëror.

Trajneri i fundit i Dardanëve ishte Primozh Gliha, të cilit nuk iu vazhdua kontrata për shkak të rezultateve të dobëta.

Related Articles