Policia Kufitare e Kosovës këtë të hënë ka gjetur mbi gjashtë kilogram drogë të fshehur nën gurë, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Policia Kufitare e Kosovës, konkretisht Stacioni policor për mbikëqyrje të kufirit në Vërmicë, gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve policore në funksion të menaxhimit dhe kontrollit efikas të kufirit shtetëror, në zonën e përgjegjësisë në një breg kanë gjetur një sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar narkotike të fshehur nën gurë.
Hetime të tjera po zhvillohen nga anti-droga e Policisë në Prizren
Lidhur me rastin janë njoftuar njësia e antidrogës në Prizren të cilët së bashku me njësinë e Forensikës rajonale kanë dal në lokacion.
“Dyshohet se sasia e substancës së dyshuar si marihuanë ishte fshehur nën gur nga persona të panjohur shumë kohë më parë dhe pas matjes rezulton me peshën si në vijim”:
“Njëmbëdhjetë paketime plastike me ngjyrë të zezë me substancë të dyshuar, narkotikë të llojit marihuanë me peshë 6 kg e 268 gram”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Për rastin është informuar prokurori për krime të rënda në Prizren, si dhe për veprimet e ndërmarra policore, ndërsa hetime të tjera janë në proces nga antidroga në Prizren./Gazeta Enigma/