“Mos përmend familjen”, tension mes Romeos dhe Meritonit në “BBVIP”

“Mos përmend familjen”, tension mes Romeos dhe Meritonit në “BBVIP”

Meritoni dhe Romeo janë përfshirë në më shumë se një debat sot, teksa situata mes tyre është bërë edhe më e vështirë, që pas rikthimit të moderatorit në shtëpi, ndërsa ka pasur edhe tension mes tyre, që fare lehtë mund të shkonte edhe në përplasje, për shkak se nisën të përmenden familjet. 

Kështu, debati fillimisht është nxitur nga Romeo teksa është shfaqur duke i thënë sot, pas një diskutimi me Ejolën: ‘E ke nxjerrë jashtë’, duke nënkuptuar Ilnisën dhe kjo gjë siç duket nuk i ka pëlqyer aspak Meritonit, me këtë të fundit që pati një reagim të tillë edhe dje, kur Roza tha se ai ishte “fajtori” për daljen e partneres së tij. 

Pas kësaj, duke debtuar, Meritoni e ka quajtur Romeon ‘Supermario’ dhe ky i fundit i ‘ka ngulur’ sytë Meritonit, duke shkaktuar tension, pasi vëllai i Romeos quhet Mario dhe i ka thënë që mos ja përmendte familjen sepse jashtë ambienteve të “BBVIP” ai nuk do të guxonte ta bënte. 

Ndërkohë debati pati edhe përdorim të ofendimeve mes tyre, me Romeon që pati mjaft “akuza” ndaj tashmë ish-mikut të tij, ndërsa në diskutim është përfshirë edhe Heidi. 

Pjesë nga debati:

Romeo: Ti përndjek gratë merr zarf të zi nga gratë

Meritoni: Tjetra të thotë s’më ke kthyer përgjigje

Romeo: C’të duhet ty…

Meritoni: Brenda shtëpisë jemi do flasim për situate të shtëpisë

Romeo: Familjen mos e thuaj më, nëse s`të step as kjo gjë je bukëshkelës

Meritoni: Më keni thënë zonja Mjekiqi..

Romeo: S’e kam thënë…

Meritoni: Kur Heidit i them Zonja Veshaj ti duhet me u ngrit ne kemb te thuash të puth në dy faqe, gruaja jote është”.

Related Articles