Policia parandalon bartjen ilegale të drunjëve në Shtërpcë

Policia parandalon bartjen ilegale të drunjëve në Shtërpcë

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të bartjes ilegale të drunjëve në Shtërpcë, raporton Gazeta “Enigma”.

Rasti ka ndodhur të shtunën në fshatin Shushicë të kësaj komune njofton Policia.

Sipas njoftimit shoferi R.S, mashkull kosovar i moshës 32-vjeçare me automjetin Merecedes furgon me targa vendore po trasportonte drunjë ilegalisht.

Tutje, aty thuhet se të dyshuarit i është shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 200 eurosh dhe i është konfiskuar automjeti.

“Gjatë kontrollimit të dokumentacionit ka rezultuar që automjeti ishte pa regjistrim që nga data 05.09.2023. Në lidhje me këtë janë njoftuar zyrtarët e Agjencionit të Pyjeve të Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shqiptuar një fletëparaqitje për transportin ilegal të drunjëve dhe kanë konfiskuar sasinë e drunjëve”, thuhet në njoftimin e Policisë. /GAZETA ENIGMA

Related Articles