Analisti i politikës, Valon Syla ka ironizuar me ish-boksierin Aziz Salihu.
Syla kërkoi nga qytetarët të mos publikojnë video të aktorit të famshëm të filmave aksion, Jean – Claude Van Damme, pasi sipas tij Salihu do të ndihej i nënvlerësuar.
Me ironi, Syla tha ‘as 2 litra kokakolle, e as 2 killa banane s’thanë Aziz qe, merri‘.
Kujtojmë se, pak javë më parë ish-bokseri Salihu tha se ndihet i pa respektuar, marrë parasysh atë që ka bërë për Kosovën.
Postimi i plotë i Sylës:
Mos qitni video shumë me Van Dama e me arte marciale, se del Aziz Salihu edhe thotë; 20 medale për Jugosllavi i mora edhe as 2 litra kokakolle, e as 2 killa banane s’thanë Aziz qe, merri.
Edhe pushteti i VV’s edhe i Presidentes me tipare YU spo i shperblen. Cka po ndodhë? A fitut a jo?
Organizonu pak se Luan Dalipi pi merr tenderat, e Azizi jo. S’ka kuptim.