Haxhiu: Me hyrjen në fuqi të Ligjit për Byronë, do të shtohet pasuria e konfiskuar

Haxhiu: Me hyrjen në fuqi të Ligjit për Byronë, do të shtohet pasuria e konfiskuar

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se kjo ministri përmes Agjencisë, shumë vetura të konfiskuara i ka dhënë shfrytëzim për institucionet.

Haxhiu, thotë se me hyrjen në fuqi të Ligjit për Byronë dhe funksionalizmin e Byrosë, do të shtohet pasuria e konfiskuar, siç shton ajo, në rastet kur ajo nuk mund të justifikohet nga zyrtarët.

“Deri tani, Ministria e Drejtësisë përmes Agjencisë, shumë vetura të konfiskuara i ka dhënë në shfrytëzim për institucionet. Me hyrjen në fuqi të Ligjit për Byronë dhe funksionalizimin e Byrosë, do të shtohet pasuria e konfiskuar (në rastet kur ajo nuk mund të justifikohet nga zyrtarët)”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Tutje, ajo ka shkruar se të gjitha këto pasuri do të shfrytëzohen qoftë nga institucionet, por edhe nga kategoritë në nevojë.

Gjatë ditës së sotme, ministrja e Drejtësisë ka vizituar deponë, ku po mbahen këto vetura të konfiskuara dhe të sekuestruara.

Related Articles