Skenari i zgjedhjeve të kaluara të 9 shkurtit ku Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, u përsërit sërish nga LVV e cila edhe dje e kundërshtoi certifikimin e kësaj partie.
Gjasat janë reale që sërish Lista Serbe të garojë në zgjedhjet parlamentare, me kërkesë të PZAP, teksa qëndrimet e LVV-së po shihen si “teatër politik”, shkruan Gazeta Enigma.
Në raundin e parë të zgjedhjeve të 9 shkurtit Lista Serbe, në mbledhjen e parë të 23 dhjetorit të vitit 2024 nuk u certifikua nga KQZ. Pastaj Lista Serbe ishte ankuar në PZAP për moscertifikimin nga KQZ-sa dhe Gjykata Supreme kishte hedhur poshtë ankesën e LVV-së, ku më pastaj Lista Serbe pas vendimit të PZAP-së ka urdhëruar KQZ-në ta certifikojë këtë subjekt politik. I njejti skenar siç duket po ndodh përsëri, pask dje(më 2 dhjetor të vitit 2025) KQZ nuk e certifikoi Listen Serbe për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 28 dhjetor.
LVV ishtë kundër, kurse partitë e tjera abstenuan – në total ishin 2 votapër, 2 kundër dhe 7 abstenuan.
Por, një vendim i tillë nga ndërkombëarët u cilësua si ‘kërcënim’ për reputacionin e shtetit të Kosovës.
Reagimet nuk munguan aspak nga partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, të cilët u shprehën të shqetësuar lidhur me këtë vendim nga KQZ.
Ish-diplomati Avni Arifi, një veprim të tilë nga Lëvizja Vetëvendosje e cilëson si ‘film’, duke shtuar se për këto gjëra dënohet Kosova në raport me partnerët ndërkombëtarë. Sipas tij, Lista Serbe në fund të fundit do të certifikohet por, dëmi do t’i mbetet imazhit të Kosovës.
“Janë “filma” të Lëvizjes Vetëvendosje që faturën e paguan Kosova qoftë me imazh qoftë me partneritet. Lista serbe certifikohet dhe merrë pjesë në zgjedhje e dëmi i mbetet Kosovës”, u shpreh Arifi për Enigmën./GazetaEnigma/
