Gjatë 24 orëve kanë humbur jetën nga Covid dy persona si dhe kanë rezultuar pozitivë 133 të tjerë, raporton Gazeta “Enigma”.
Mosha e personave është nga 50-59 vjeç një person dhe plus 80 një person.
Grafika e plotë:
Po ashtu në këtë periudhë janë dhënë 15.925 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.226.063 doza të vaksinës.
Deri më sot 474.783 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 4.139 testime, 133 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Sot janë shëruar 805 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 150.625.
Në total numri i rasteve aktive është 6.077.