Mot i ndryshueshëm në javën që vjen – diell, shi e breshër

Mot i ndryshueshëm në javën që vjen – diell, shi e breshër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java do të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm, me intervale me diell dhe zhvillim të vranësirave, të cilat vende-vende do të kushtëzojnë reshje lokale shiu, shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.

Sipas këtij instituti, temperaturat do të mbeten mbi mesataren klimatologjike për këtë periudhë, ndërsa lagështia në tokë do të vazhdojë të jetë e favorshme për shumicën e kulturave bujqësore.

“Cilësia e ajrit pritet të mbetet kryesisht e mirë, ndërsa indeksi UV gjatë orëve të mesditës do të arrijë vlera të larta, prandaj rekomandohet kujdes i shtuar gjatë ekspozimit të drejtpërdrejtë ndaj rrezatimit diellor”, njoftoi IHMK.

Related Articles