Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se të hënën moti do të jetë kryesisht me diell, raporton Gazeta Enigma.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga minus tre e deri në minus një gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të jenë nga 16 e deri në 21 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi një e deri në katër metër për sekond./Gazeta Enigma.