Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mbizotëron mot i ftohtë me reshje të dendura të borës.
Për pasojë, më shumë se 2 mijë fluturime janë vonuar dhe 1 mijë e 500 janë anuluar brenda dhe jashtë ShBA-së gjatë ditë së sotme, sipas faqes së internetit të gjurmimit FlightAware.
Siç njofton BBC, transmeton Gazeta Enigma, sipas të dhënave të drejtpërdrejta, Aeroporti Ndërkombëtar i Kansas City është më i prekuri nga fluturimet dalëse, me 86 për qind fluturime të anuluara. /Gazeta Enigma