Moti javën e ardhshme, ulen temperaturat – pritet edhe borë

Moti javën e ardhshme, ulen temperaturat – pritet edhe borë

Ndryshe nga kjo javë, gjatë javës së ardhshme në Kosovë pritet të mbajë mot i paqëndrueshëm. 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka thënë se kjo vjen si pasojë e masave të lagështa të ajrit me origjinë perëndimore dhe jugperëndimore.

Parashihen reshje shiu në viset e ulëta, ndërsa në disa pjesë do të krijohen kushte edhe për reshje bore. 

Do të ulen dukshëm temperaturat krahasuar me javën paraprake. 

Të hënën moti do të jetë i vranët dhe me riga shiu, ndërsa në viset e larta në disa zona perëndimore parashihen edhe reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin mes 3 dhe 5 gradë celsius, e maksimalet mes 6 dhe 10 gradë. 

Të martën moti do të jetë me diell e vranësira të shpërndara. Ndërsa vranësirat vende-vende do të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin mes minus 4 dhe minus 1 gradë, ndërsa maksimalet mes 4-7 gradë. 

Të mërkurën parashihet mot me diell, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin mes minus 3 dhe minus 1 gradë celsius, e maksimalet mes 8-12 gradë. Mot i ngjashëm do të mbajë edhe të enjten, por temperaturat do të shënojnë rritje, ku maksimalet do të arrijnë deri 16 gradë. 

Të premten parashihet mot i vranët e me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin mes 3-5 gradë e maksimalet mes 14-18 gradë. /Gazeta Enigma

Related Articles