Moti në Kosovë, 1 qershor 2021

Moti në Kosovë, 1 qershor 2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, i përcjellur me shi dhe intervale me diell, raporton Gazeta Enigma.

IHK njofton se shi parashihet të bie sot, për të vazhduar sërish të premten.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-25 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjike paraqiten të mira, sikurse edhe cilësia e ajrit e cila mbetet në vlerat e shëndetshme për shkak të prezencës aktive të parametrave meteorologjik.

Related Articles