Moti për ditën e mërkurë

Moti për ditën e mërkurë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën pritet të mbajë mot i vranët.

Sipas IHMK-së, vranësirat parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu, dhe si pasojë e ndryshimit termik, në orët e para të mëngjesit mund të paraqitet mjegull.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19gradë Celsius”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv

Qyteti me temperaturën më të ulët do të jetë Dragashi me 7 gradë, ndërsa maksimalet e ditës pritet të jenë në Gjakovë, Prizren, Malishevë e Kamenicë.

Related Articles