Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se të marten do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta të cilat më të fokusuara do të jenë rreth relievit malor.
Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të theksuara.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius. /Gazeta Enigma