Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se të marten do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobeta të shiut, kryesisht në viset e larta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare.