Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell ndonëse fillimi i ditës është karakterizuar me shi.
“Për të enjten parashikohet fillimisht të kemi parakalimin e sistemit frontal gjatë orëve të para të 24-orëshit e deri në mëngjes, me lëvizje perëndim-lindje”, thotë Meteo Kosova.
“Sistemi pritet të sjellë reshje shiu në të gjithë vendin, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, duke mos përjashtuar mundësinë për ndonjë shkarkesë elektrike në zona të veçanta”.
“Pas kalimit të sistemit menjëherë pritet të mbajë mot kryesisht me diell. Era do fryjë nga drejtimi i jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-66 km/h!”
Ndërkaq, temperaturat minimale do të variojnë nga gjashtë deri në nëntë gradë Celsius, teksa ato maksimalet nga 15 deri në 20 gradë Celsius.