Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell. Do të kemi fuqizim të erërave veriore në disa rajone dhe mund të ketë edhe ndonjë reshje krejtësisht të dobët atmosferike.
Temperaturat pritet të luhaten nga -2 deri në 15 gradë Celcius, me tendencë të rënies në disa zona për shkak të një fronti të ftohtë ajror.
Ky front nuk do të jetë fare i pasur me lagështi që do të mund të kushtëzonte ndonjë reshje domethënëse atmosferike, prandaj për reshje do të duhet të presim edhe shumë ditë.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell e vranësira lokale dhe me temperatura pranverore. Vetëm në disa zona malore do të ndjehet fronti i dobët, i ftohtë ajror. Ky front nuk do të ndikojë aq në ndryshimin e kushteve të motit.
Nga e hëna asgjë interesante: do të vazhdojë mot me vranësira e intervale kohore me diell. Nganjëherë lokalisht priten reshje të dobëta atmosferike sidomos të martën me afrimin e një tjetër fronti të dobët.