Për të enjten parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira, ku pritet lokalisht të ketë rrebeshe shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër. Disa nga rrufetë mund të jenë të forta, njofton Meteo Kosova.
Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, e cila në zona të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 25°C.